Kthehu lart

Ylli i Kosovës në radarin e gjigantit Europian

Ylli i Kosovës në radarin e gjigantit Europian GazetaExpress

Pas Edon Zhegrovës që janë duke e kërkuar dy klubet e njohura, Milan dhe Barcelona, edhe Arbër Zeneli mund të kalojë në një klub të madh europian

Sipas Sky Sports News, Chelsea është njëri nga disa klube të Premier Ligës që kanë qenë në Holandë këtë vikend për ta monitoruar nga afër sulmuesin e majtë kosovar, Arbër Zeneli, transmeton GazetaExpress.

Siç raporton Sky Sports, kosovarit 23 vjeçar i skadon kontrata në verë dhe do të jetë gati për ta për më pak se 5 milionë funte.

Të dielën, skautë nga tërë Europë, përfshirë edhe gjigantin turk Galatasaray, do të jenë në Amsterdam ku Zeneli pritet të startojë për Heerenveen ku ata do të luajnë kundër Ajaxit. /GazetaExpress/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 17 Janar 2019 17:59
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera