Kthehu lart

Ylli i Juventusit mungon ndaj Unitedit, pritet të operohet

Ylli i Juventusit mungon ndaj Unitedit, pritet të operohet GazetaExpress

Juventusi e ka konfirmuar përmes faqes zyrtare se mesfushori gjerman, Emre Can, do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore pasi është diagnostikuar me gjëndra në qafë.

Lojtari mund të futet në operim, dhe do të mungojë ndaj Manchester Unitedit të martën në kuadër të Ligës së Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Can i ka bërë 10 paraqitje deri më tani me fanellën e “Zonjës së Vjetër” që prej se erdhi nga Liverpooli në këtë verë si transferim i lirë.

Gjermani përveç ndeshjes ndaj Unitedit, ai mund të mungojë më gjatë nëse i futet operimit. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 21 Tetor 2018 18:34
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera