Kthehu lart

Vazhdon efekti Ronaldo, Juventusi i shet të gjitha biletat sezonale

Vazhdon efekti Ronaldo, Juventusi i shet të gjitha biletat sezonale GazetaExpress

Efekti Cristiano Ronaldo po ndihet më shumë se kurrë te Juventusi, pasi entuziazmi nuk ka qenë kurrë më i lartë se tani, mes tifozërisë dhe klubit bardhezi.

Vetëm pak ditë pas zyrtarizimit të blerjes së portugezit, mediat italiane raportojnë se janë shitur rreth 60 milionë euro bluza të Ronaldos me fanellën e Juventusit.

Por nuk mbaron me kaq, pasi klubi i Juventusit sapo ka siguruar se do të ketë stadiumin plot në çdo ndeshje të Serisë A, për sezonin 2018-2019. Ardhja e Ronaldos ka bërë që të të gjithë vendet e stadiumit “Allianz” të Torinos, të shiten në formën e abonimit te tifozët bardhezi.

“Allianz Stadium” ka një kapacitet prej rreth 40 mijë personash, por duke llogaritur edhe vendet e rezervuara për tifozërinë mike, mendohet se klubi i Juventusit ka shitur rreth 37 mijë abonime vjetore.


    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 19 Korrik 2018 23:54
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera