Kthehu lart

“Tregtarët e Vdekjes” kishin fshehur kanabis dhe kokainë në trofetë e Kupës së Botës

“Tregtarët e Vdekjes” kishin fshehur kanabis dhe kokainë në trofetë e Kupës së Botës GazetaExpress

Pjesëtarë të bandave kanë fshehur kokainë dhe kanabis në replika të Kupës së Botës në një tentativë për të futur kontrabandë në Argjentinë.

Policia ka bllokuar 10 kg kokainë dhe 20 kg kanabis si dhe 1,800 krak, gjatë një aksioni në Buenos Aires.

Kokaina ishte fshehur në tetë replika trofesh, secila që mbante 1.5 kg kokainë.

Besohet se banda zgjodhi temën e Botërorit për të fshehur tregtinë.

Sipas qeverisë ata kanë operuar në disa vende të kryeqytetit.



Policia gjithashtu ka sekuestruar 400,000 pesos argjentinase që janë rreth 14,000 euro.

Katër meshkuj dhe dy femra janë arrestuar gjatë operacionit.

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 24 Qershor 2018 23:00
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera