Kthehu lart

​Sulmuesi kosovar shënon supergol në fitoren e Hibernianit

​Sulmuesi kosovar shënon supergol në fitoren e Hibernianit GazetaExpress

Sulmuesi kosovar i Hibernianit, Florian Kamberi, ka arritur ta shënojë një gol të jashtëzakonshëm në ndeshjen kundër Celticut, të cilën vendasit e fituan me rezultat 2-0.

Në këtë ndeshje të Premiershipit skocez, Celticu ishte favorit për të fituar, por Hibernian arriti ta fitojë ndeshjen përmes ndihmës së Kamberit dhe Vykintas Slivkas, i cili e shënoi golin e parë në këtë ndeshje, raporton Gazeta Express.

Kamberi ka origjinë shqiptare, megjithatë për shkak se ka lindur në Cyrih të Zvicrës, ai deri më tani 23-vjeçari ka luajtur vetëm për Kombëtaren e Zvicrën U20 dhe U21.

Ai ka arritur t’i shënojë pesë gola në 13 ndeshje në Premiershipin skocez këtë sezon, përkundër që e kishte filluar sezonin me një lëndim të gjurit. Në fakt, askush nuk ka shënuar më shumë se ai që nga 1 janari në këtë ligë.

13 golat e tij gjatë vitit 2018 bëjnë që ai të pozicionohet para Odsonne Edouardit të Celticut, Steven Naismithhit të Hearts, James Tavernierit dhe Alferdo Morelos të Rangers, si dhe Kris Boydit të Kilmarnockut.

Pas këtij rezultati, Hiberniani është në pozitën e tetë të tabelës, që do të thotë se nëse mbetet në këtë pozitë, do të duhet të luajë në play-offs për t’iu shmangur rënies nga liga. Ndërsa, Celtic pozicionohet në vendin e dytë. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 16 Dhjetor 2018 15:30
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera