Kthehu lart

Solarit po i mungon një sulmues

Solarit po i mungon një sulmues GazetaExpress

Humbja të mërkurën kundër Leganes në Kupën e Mbretit ka treguar që Real Madridi ka nevojë edhe për një opsion në sulm, pasi që asnjë alternativë e Karim Benzemas nuk është duke funksionuar për momentin

Përgjegjësia për të bërë transfere nuk bie shumë në këmbët e Santiago Solarit, por argjentinasi nuk ka ngurruar që të thotë se skuadra e tij po vuan për në sulm.

Lëndimi i fundit i Benzemas dhe problemet me lëndime te Mariano Diazit kanë lënë shumë probleme te Los Blancos në vijën e sulmit.

Solari dhe stafi i tij i trajnerëve kanë punuar për të përmirësuar Vinicius në pozitën 9, pasi që kështu ai ka stërvitur të martën por eksperimenti i tyre zgjati vetëm 45 minuta.

Braziliani nuk dukej në sulm para se t’ia lëshojë vendin Iscos për të luajtur si “9 fals”.

Me gjërat siç janë për momentin, Solari nuk po e fsheh më faktin që skuadrës i duhet një sulmues tjetër.

Megjithatë, klubi ka vendosur që mos të transferojë më lojtar gjatë afatit kalimtar të janarit. /GazetaExpress/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 17 Janar 2019 19:29
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera