Kthehu lart

Shaqiri e nis nga stoli derbin Liverpool – Manchester United, formacionet

Shaqiri e nis nga stoli derbin Liverpool – Manchester United, formacionet GazetaExpress

Liverpooli e mori pozitën e parë në tabelën e Premierligës fundjavën e kaluar, mirëpo skuadra e Jurgen Kloppit, me Xherdan Shaqirin në stol, duhet ta mposhtë rivalin, Manchester Unitedin, për ta mbajtur kreun edhe më gjatë.

Tifozët e Manchester Unitedit duhet ta kenë shikuar me xhelozi këtë sezon të Liverpoolit, pasi që ndeshjet nuk kanë përfunduar me rezultate aq të mira për skuadrën e Jose Mourinhos. “Djajtë e kuq” tashmë janë plot 16 pikë prapa Liverpoolit, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, Manchesteri Unitedi është i pamposhtur në pesë ndeshjet e fundit kundër Liverpoolit, katër prej të cilave ishin barazime. Për herë të fundit, Liverpooli e ka fituar më shtator 2013. Por, bazuar në ecurinë e këtij sezoni, kjo ecuri mund të mos zgjasë edhe shumë.

Pozita në tabelë, forma, cilësia individuale, mbrojtja dhe stili i lojës tregojnë se më shumë gjasa për të fituar ka Kloppi, megjithatë Liverpooli e di se ai nuk duhet t’i nënvlerësojë rivalët e tyre, të drejtuar nga Mourinho.

Manchester Unitedi është i pamposhtur në tetë ndeshjet e fundit të ligës mes këtyre dy klubeve, si dhe është klubi i vetëm i Premierligës që nuk është mposhtur nga trajneri Jurgen Klopp.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Liverpooli:

Manchester United:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 16 Dhjetor 2018 16:00
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera