Kthehu lart

Reagon ashpër kapiteni i Torinos: Të gjithë e panë atë që ndodhi ndaj Juventusit

Reagon ashpër kapiteni i Torinos: Të gjithë e panë atë që ndodhi ndaj Juventusit GazetaExpress

Kapiteni i Torinos, Andrea Belotti, është zemëruar përse skuadrës së tij nuk iu dha një penallti në derbin e humbur 1-0 ndaj Juventusit të shtunën në Serie A.

Ai nuk ka qenë aspak i kënaqur pas humbjes së pësuar në derbin kundër Juventus.

“Jemi shumë të zhgënjyer, sepse kemi luajtur një ndeshje të madhe, duke luajtur si të barabartë me kryesuesen e renditjes. Mendoj se është parë një Toto i madh”, ka thënë sulmuesi për “Torino Channel”.

“Tani duhet të përgatitemi për ndeshjet e ardhshme duke e bazuar te gjërat e mira që kemi bërë në derbi. Gjëja që duhet të përmirësojmë është finalizimi, duhet të ndjekim udhëzimet e trajnerit tonë”.

“Penalltia e mohuar? Imazhet flasin vetë, unë kam shkuar te topi para kundërshtarit dhe ndërhyrja e tij më ka bërë të humbas ekuilibrin. Është një penallti e pastër”, ka thënë Belotti.

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 16 Dhjetor 2018 14:08
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera