Kthehu lart

Reagimi epik i FIFA-s ndaj një komentusi te goli i Granit Xhakës

Reagimi epik i FIFA-s ndaj një komentusi te goli i Granit Xhakës GazetaExpress

Jo vetëm goli i Granit Xhakës ndaj Serbisë, por edhe përgjigja e faqes zyrtare të FIFA-s në rrjetin social Facebook ka qenë e jashtëzakonshme.

FIFA World Cup e publikoi golin raketë të Granit Xhakës ndaj Serbisë të premten mbrëma, por një komentues i quajtur Arkadeep Chakraborty sic duket nuk ishte i mahnitur nga goli i shqiptarit, por ishte thjesht tepër i zënë në kërkim të dashurisë, shkruan Gazeta Express.

Ai komentoi se e dëshiron një të dashur dhe komenti i tij mori mbi 300 pëlqime.

FIFA ishte e shpejtë në reagimin e saj, duke iu përgjigjur atij shkurt dhe qartë: “E keni huqur faqen”.



Përgjigja e FIFA-s u pëlqye nga mijëra ndjekës.

Granit Xhaka shënoi golin e barazimit në e Zvicrës ndaj Serbisë, e cila u siguruar në minutat e fundit nga shqiptari tjetër, Xherdan Shaqiri. /Express/  

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 24 Qershor 2018 11:42
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera