Kthehu lart

Ramos: Duhet të ribashkohemi me fansat në Bernabeu

Ramos: Duhet të ribashkohemi me fansat në Bernabeu GazetaExpress

Real Madridi aktualisht është 10 pikë larg kreut të tabelës në La Liga, ku është Barcelona, pas një fillimi të dobët në pjesën e parë të stinorit.

Kapiteni i klubit mbretëror ka kërkuar që ekipe të bashkohet dhe të tentojë ta ndryshojë situatën aktuale, dhe të bashkohet me fansat në “Bernabeu”, transmeton Gazeta Express.

“Ne duhet të përmirësohemi”, ka thënë Ramos.

“Mbi të gjitha, ne duhet të rilidhemi me Santiago Bernabeun, sepse tani jemi shumë të largët me fansat dhe kjo nuk duhet ndodh sepse u jep avantazh kundërshtarëve tanë”.

“Nuk është mirë as për neve e as për fansat”.

“Ne gjithmonë kemi qenë një dhe duhet të kthehemi në normalitet”. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 10 Janar 2019 20:55
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera