Kthehu lart

Rahoveci organizon “Final 8” të Kupës së Kosovës

Rahoveci organizon “Final 8” të Kupës së Kosovës GazetaExpress

Ndeshjet do të zhvillohen në fund të muajit shkurt dhe në fillim të marsit

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) sot ka marrë vendim që Final 8 i Kupës së Kosovës për vitin 2019 të organizohet në Rahovec nga klubi i basketbollit Rahoveci.

Në konkursin e  hapur nga FBK prej 28 dhjetor 2018 deri më 9 janar 2019 për organizimin e Final 8 të Kupës së Kosovës, ka konkurruar KB Rahoveci, duke i plotësuar të gjitha kushtet në bazë të konkursit dhe Udhëzuesit për organizimin e Final 8 të Kupës së Kosovës.

Final 8 i Kupës së Kosovës do të zhvillohet prej 27 shkurt deri më 3 mars, shkruan Gazeta Express.

Më 27 dhe 28 shkurt do të luhen ndeshjet çerekfinale, si dhe gjysmëfinalja në konkurrencën e femrave, kurse më 1 mars ato gjysmëfinale te meshkujt, derisa finalet në të dyja konkurrencat do të zhvillohen më 3 mars.

Duhet theksuar se me këtë rast KB Rahoveci do të bëjë përurimin e palestrës së re “Mizair Isma”, në të cilën kanë filluar punimet para dhjetë viteve.

Në kuadër të Final 8 të Kupës së Kosovës, do të organizohet edhe Kuvendi i Punës së FBK-së, si dhe FIBA SCOD Kampi për Referë, dhe Klinika për Gjyqtarët Potencial në FIBA.

Të gjitha këto aktivitete organizohen nga FBK në bashkëpunim dhe KB Rahoveci, dhe me mbikëqyrje të FIBA-s.

Detajet e tjera rreth organizimit të Final 8 të Kupës së Kosovës do të bëhen të ditura javën e ardhshme, kur edhe pritet të nënshkruhet kontrata në mes FBK-së dhe KB Rahoveci dhe me ç’rast do të organizohet edhe konferenca e parë për media.

Fituese të Kupës së Kosovës për edicionin e kaluar janë KB Prishtina te meshkujt dhe Prishtina te femrat. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 11 Janar 2019 11:38
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera