Kthehu lart

Pas Laurentiis, Benzema tallet edhe me Di Marzion

Pas Laurentiis, Benzema tallet edhe me Di Marzion GazetaExpress

​Karim Benzema vazhdon të tallet me ata që po merren me të dhe të ardhmen e tij

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema nuk dëshiron të flitet fare për të në këtë afat kalimtar, pasi është shumë i përkushtuar në Real Madrid.

Ditë më parë ai u tall me presidentin e Napolit, De Laurentiis, të cilin e quajti të çmendur, pas deklaratave të tij se nuk interesohet për francezin, pasi është i vjetër.

Sot, atij i ka dal punë edhe me njërin prej gazetarëve më të mirë në botë, Gianluca Di Marzio.

Italiani ka publikuar një lajm ku thotë se përfaqësuesit e Benzemas janë takuar me drejtuesit e Milanit dhe i kanë dhënë fjalën për një lëvizje drejt San Siros.

“Ai (Djaziri) mund të qeshet sa të dojë. Ndoshta nuk do të qeshet aq shumë kur lojtari (Benzema) të ndryshoje agjentin dhe të zbuloje se Karim ka dërguar përfaqësues të tjerë për të folur me Milanin dhe ka folur edhe ai vet me Gattuson. Unë flas vetëm atë të cilën e kam verifikuar”, kishte shkruar Di Marzio.

Për këtë shkrim francezi e ka quajtur italianin gënjeshtar.

”Di Marzio, je ti ai që ke nevojë për një punë, gënjeshtar”. /Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 21 Korrik 2018 23:05
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera