Kthehu lart

Në turnirin tradicional të shqiptarëve pritet të marr pjesë Shaqiri

Në turnirin tradicional të shqiptarëve pritet të marr pjesë Shaqiri GazetaExpress

Në Basel të Zvicrës do të mbahet turniri tradicional i futsallit që organizohet çdo vit ku marrin pjesë 32 ekipe, kryesisht me lojtarë shqiptarë.

Ky turnin organizohet nga klubi FC Dardania dhe do të mbahet më 27 janar të këtij muaji, ndërsa drejtori sportiv i këtij klubi, Besim Bublica, ka thënë për Gazetën Express se po e presin konfirmimin e Xherdan Shaqirit, që me gjasë do të marrë pjesë, mirëpo problem mund të jetë angazhimi i madh me klubin e tij, Liverpoolin.

Përveç Shaqirit, në turnir pritet të marrin pjesë edhe Amir Abrashi e Albian Ajeti.

Shaqiri ka jetuar në të kaluarën në Basel, aty ku ende jeton familja e tij, ndërsa dy vëllezërit e tij janë pjesë e këtij klubi, FC Dardania.

Arianit Shaqiri është trajner i ekipit të parë, kurse Erdin Shaqiri drejtor i Marketingut dhe Sponsorizimit.

Fituesi i këtij turniri do t’i marrë 100 franga zvicerane, i dytë 500 dhe i treti 300 franga, ku zakonisht marrin pjesë edhe klube nga Franca, Gjermania.

FC Dardani është klub i futbollit që luan në ligën e dytë regjionale të Zvicrës Veriore, ku shumica e lojtarëve janë shqiptarë, të cilët jetojnë dhe veprojnë në shtetin e Zvicrës. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 17 Janar 2019 13:55
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera