Kthehu lart

Mohamed Salah shpallet “Qytetar Nderi” i Çeçenisë

Mohamed Salah shpallet “Qytetar Nderi” i Çeçenisë GazetaExpress

Mohamed Salah është shpallur “Qytetar Nderi” i Çeçenisë. Ai që e ka bërë të ditur këtë është udhëheqësi çeçen, Ramzan Kadyrov.

Egjipti, i cili do të luajë ditën e hënë ndeshjen e tij të fundit në Botëror kundër Arabisë Saudite, e ka qendrën stërvitore në kryeqytetin e Çeçenisë, Grozni.

Së fundmi, Mohamed Salah është parë nën shoqërinë e Kadyrov, me këtë të fundit që po akuzohet se po e përdor imazhin e futbollistit të Liverpoolit për propagandë politike. Regjimi i Kadyrov është akuzuar shumë për abuzime me të drejtat e njeriut, një akuzë që ai e ka hedhur poshtë gjatë një interviste për BBC.

“Mohamed Salah është Qytetar Nderi i Çeçenisë – do të theksonte Kadyrov, – në një darkë gala që e mbajta në nder të skuadrës së Egjiptit. I dorëzova Salahut një kopje të dekretit, e sigurisht që është një titull i merituar”.

Salah nuk u aktivizua në ndeshjen e parë që Egjipti luajti ndaj Uruguajit, të cilën e humbi 1-0, për shkak të dëmtimit në shpatull të pësuar në finalen e Champions League. Sulmuesi 26-vjeçar u aktivizua ndaj Rusisë, ku shënoi të vetmin gol për Egjiptin, në humbjen 1-3 ndaj vendasve./Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 24 Qershor 2018 11:59
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera