Kthehu lart

Milani e gjen pasardhësin e Higuainit

Milani e gjen pasardhësin e Higuainit GazetaExpress

Sulmuesi argjentinas pritet të largohet nga San Siro në ditët në vazhdim

Milani është në kërkim të pasardhësit të Gonzalo Higuainit, i cili pritet të largohet nga San Siro këto ditë, shkruan Tuttosport, përcjell Gazeta Express.

Sulmuesi argjentinas aktualisht është i huazuar tek “Rossoneri”, por klubi që e mban kartonin e tij, Juventus është afër arritjes së marrëveshjes përmes së cilës “El Pipita” do të përfundojë në Chelsea.

Ky fakt e ka detyruar klubin Kuqezi të konsiderojë alternativa.

Dhe, sulmuesi i Genoas, Krzystof Piatek shihet si opsioni ideal për pjesën e dytë të sezonit. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 17 Janar 2019 14:06
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera