Kthehu lart

Martial “çon” në qiell Solskjaer: Ai me lejon që ta tregoj vetveten

Martial “çon” në qiell Solskjaer: Ai me lejon që ta tregoj vetveten GazetaExpress

Francezi ka shënuar një gol dhe ka bërë një asist nën drejtimin e norvegjezit, pasi kishte vuajtur për ta gjetur formën e tij nën drejtimin e Jose Mourinhos

Anthony Martial e ka lavdëruar shumë ndikimin e Ole Gunnar Solskjaer edhe për lojën e tij në Manchester United, duke thënë se trajneri i përkohshëm po i lejon atij ta shpreh vetveten.

“Është kënaqësi për mua që të punoj me një menaxher i cili e ka mendjen në sulm edhe pse nuk luan, ashtu sikurse jam unë”, ka thënë ai për TV 2 të Norvegjisë, duke shtuar se edhe personaliteti i tij ka ndikuar tek ai.

“Ai vjen me këshilla të mira sidomos për pozicionimin para golin dhe finalizimin. Këtu ai më ndihmon shumë”.

“Këshilla më e mirë që e kam marrë nga ai deri me tani është që unë të luaj me tërë fuqitë e mija. Mos i bë presion vetvetes. Ai thotë se duhet të luani aq sa mundeni në fushë. Është shumë e mirë nga ana e tij që na jep të tilla këshilla”. /GazetaExpress/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 17 Janar 2019 16:44
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera