Kthehu lart

Manchester Unitedi vendos ta shpërblejë Solskjaerin

Manchester Unitedi vendos ta shpërblejë Solskjaerin GazetaExpress

Pasi ndryshoi tërësisht situatën dhe prodhoi rezultate të mëdha në dhjetë ndeshjet e tij të para në ligë, Manchester Unitedi ka vendosur ta shpërblejë Ole Gunnar Solskjaerin.

Manchester Unitedi do ta emërojë Ole Gunnar Solskjaerin në postin e trajnerit permanent pas periudhës së tij të suksesshme deri tani si trajner në detyrë, raporton Sun, përcjell Gazeta Express.

Solskajer i ka fituar 10 nga 11 ndeshjet e tij në krye të Unitedit që prej se e zëvendësoi Jose Mourinhon në mes të dhjetorit, duke e ngritur klubin në vendin e katërt në Premierligë.

Trajneri i Tottenhamit Mauricio Pochettino besohej se ishte kandidati më serioz për t’u emëruar në stolin e “Djajve të kuq”.

Por, duhet se bordi i Unitedi ka vendosur ta mbajë Solskajerin duke e parë ndikimin e tij mahnitës në skuadër për një periudhë shumë të shkurtër. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 11 Shkurt 2019 10:43
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera