Kthehu lart

Kung fu në futboll: A është kjo ndërhyrja më e rëndë?

Kung fu në futboll: A është kjo ndërhyrja më e rëndë? GazetaExpress

Shumë hungarezë kishin paguar biletën e stadiumit për të parë një ndeshje futbolli mes Videotonit dhe skuadrës luksemburgase, Duddelange, por panë falas edhe një skenë kung fu-je.

Kjo pasi mbrojtësi i skuadrës nga Luksemburgu, Bryan Melisse bëri një nga ndërhyrjet më të rënda të historisë së futbollit, duke u ndëshkuar edhe me karton të kuq.

Incidenti ndodhi vetëm pak minuta larg fundit, kur hungarezët kryesonin 2-1, ndërsa Melisse pasi largoi topin, kërceu me takat e ngritura dhe përplasi futbollistin kundërshtar.


    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 19 Korrik 2018 23:12
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera