Kthehu lart

Këto janë pagat marramendëse të Xhakës e Mustafit në Arsenal

Këto janë pagat marramendëse të Xhakës e Mustafit në Arsenal GazetaExpress

Futbollistët shqiptarë të Arsenalit, Granit Xhaka e Shkodran Mustafi, janë lojtarë mjaft të rëndësishëm në “Emirates”, dhe sidomos tani nën urdhëratë e trajnerit spanjoll Unai Emery.

Xhaka e Mustafi janë ndër lojtarët me pagat më të mëdha në klub, pas zbulimit që ka bërë “The Sun”, transmeton Gazeta Express.

Xhaka merr 90 mijë funta në javë, po aq merr edhe Shkodran Mustafi.

Më i paguari në klub është mesfushori gjerman, Mesut Ozil, i cili ka një pagë prej 300 mijë funtash në javë, mirëpo spekulohet se mund të largohet nga “Emirates” për shkak të moshës dhe pagës së lartë. 

Xhaka në këtë stinor ka 23 paraqitje, ku ka shënuar 3 gola dhe ka bërë 1 asistim, ndërsa Mustafi ka 21 paraqitje dhe 2 gola. Që të dy janë pjesë e Arsenalit që nga vera e vitit 2016. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 17 Janar 2019 14:57
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera