Kthehu lart

Kalinic: Do të flas në fushë

Kalinic: Do të flas në fushë GazetaExpress

Nikola Kalinic ka thënë se do t’iu përgjigjet komenteve negative në fushë, pas prezantimit si lojtar i Atletico Madridit.

Kalinic e mbylli kohën e tij te Milani të enjten pasi kompletoi transferimin e tij te klubi madrilen, i cili e mori numrin 9 të fanellës së Atletit, transmeton Gazeta Express.

“Jam shumë i lumtur për kalimin tim te Atletico sepse është një klub i madh, i cili luan gjithmonë në Ligën e Kampionëve dhe lufton për top pozitat”, tha ai.

“Do e provojmë që të fitojmë tituj që nga ndeshja e parë (Superkupa e Evropës). Shpresoj që skuadra do ta bëjë më të mirën për të fituar”.

“Nuk më pëlqen të flas shumë për veten. E preferoj që të tjerët në fillim të më shohin se si luaj. Jam shumë i lumtur që do të luaj në këtë stadium të ri”.

“Do ta jap më të mirën në çdo lojë. Shpresoj që do të luaj rregullisht. Tashmë i kam takuar shokët e ri të skuadrës, jam me fat që ka lojtarë të mëdhenj dhe po ashtu trajner të madh”. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 10 Gusht 2018 15:17
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera