Kthehu lart

Icardi takohet nesër me drejtuesit e Interit

Icardi takohet nesër me drejtuesit e Interit GazetaExpress

Agjentja e Mauro Icardit, dhe njëkohësisht bashkëshortja e tij, Wanda Nara, raportohet se do të takohet nesër me drejtuesit e Interit për të biseduar lidhur me kontratën e re.

Sipas Gianlucia Di Marzios, dy palët do të takohen ballë për ballë pas spekulimeve të shumta lidhur me rinovimin e yllit argjentinas, transmeton Gazeta Express.

Kapiteni i zikaltërve ka edhe dy vite e gjysmë kontratë, mirëpo ai dëshiron pagë më të lartë.

Wanda Nara ka kërkuar që bashkëshorti i tij së paku ta ketë një pagë prej 9 milionë eurove për stinor, dhe nesër pritet të kuptohet se a do të arrijnë palët marrëveshje. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 17 Janar 2019 15:55
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera