Kthehu lart

Hysaj pret një luftë të bukur kundër Juventusit dhe Ronaldos, beson në Scudetto

Hysaj pret një luftë të bukur kundër Juventusit dhe Ronaldos, beson në Scudetto GazetaExpress

Elseid Hysaj ka thënë se Napoli beson në fitimin e Scudettos. Napolitanët grumbulluan 91 pikë në stinorin e kaluar mirëpo në fund nuk mjaftuan për ta fituar ligën.

Carlo Ancelotti është emëruar si trajner i ri i skuadrës italiane, dhe shqiptari beson se gara për titull do të jetë përsëri e ngushtë.

“Ronaldo në Juventus, Ancelotti në Napoli – Do të jetë një luftë e bukur”, tha Hysaj për Sky.

“Po ashtu është edhe Interi dhe të tjerët të cilët janë duke u përgatitur mirë, do të jetë një stinor të cilin do ta shikojnë të gjithë”.

“Scudetto? Ne besojmë në të gjitha kompeticionet që do të luajmë, pastaj do të shohim si përfundojnë gjërat”.

“Ancelotti i ka idetë e tij dhe ne jemi duke punuar për t’u rritur”. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 19 Korrik 2018 15:40
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera