Kthehu lart

Gattuso i nervozuar, ia thyen telefonin gazetarit

Gattuso i nervozuar, ia thyen telefonin gazetarit GazetaExpress

Milani mbrëmë pësoi humbje nga Juventusi me rezultatin minimal 1-0 në kuadër të ndeshjes finale të Superkupës së Italisë, që u zhvillua në Jeddah të Arabisë Saudite, dhe kjo humbje nuk i ka bërë mirë aspak trajnerit Gennaro Gattusos.

Pasi skuadra e Milanit mbërrit në Itali, në aeroportin e Milanos gazetarët filluan filmimin, dhe kjo nuk i pëlqeu italianit, pasi ia gjuajti telefonin e gazetarit në tokë, shkruan Gazeta Express.

Italiani nuk po kalon kohën më të mirë me Milanin, dhe spekulimet vazhdojnë të qarkullojnë për një shkarkim të mundshëm të tij.

Më poshtë mund ta shihni videon:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 17 Janar 2019 16:54
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera