Kthehu lart

​FA e pret raportin e gjyqtarit për të vendosur për përleshjen në Stamford Bridge

​FA e pret raportin e gjyqtarit për të vendosur për përleshjen në Stamford Bridge GazetaExpress

Federata e Futbollit të Anglisë është duke e pritur raportin e gjyqtarit të ndeshjes mes Chelseat dhe Manchester Unitedit në Stamford Bridge, për ta marrë vendimin për dënimin ose jo të palëve të përfshira në përleshje.

Sky Sports News raporton se gjyqtari Mike Dean do ta shkruajë një raport të jashtëzakonshëm për incidentin nëse ai e vlerëson se kishte diçka në atë përleshje, për të cilën duhet të lajmërohet Federata, transmeton Gazeta Express.

Goli i Ross Barkleyt në minutën e 96-të arriti ta barazojë rezultatin në Stamford Bridge duke bërë që pikët të ndahen mes dy klubeve angleze. Chelsea kishte qenë fillimisht në epërsi, mirëpo dy golat e Anthony Martial kishin arritur ta kthenin rezultat në favor të Manchester Unitedit.

Anëtari i stafit të Maurizio Sarrit, Ianni, e festoi këtë gol para Mourinhos, duke shkaktuar kështu një reagim nga portugezi, i cili i ngrit në këmbë dhe e ndoqi Iannin drejt tunelit, duke kërkuar për një përleshje.

Në pamjet fillestare dukej se Ianni kishte festuar vetëm një herë para trajnerit portugez, megjithatë pamjet e reja tregojnë se ai e kishte bërë një gjë të tillë edhe gjatë kthimit të tij drejt bankës së Chelseat.

Pas kësaj përleshjeje, ku ishin përfshirë edhe pjesëtarët e tjerë të të dy ekipeve, Ianni kishte shkuar për t’i kërkuar falje, pasi që një gjë të tillë ia kishte kërkuar shefi i tij, Sarri. Këtë gjë e kanë bërë të ditur të dy trajnerët në konferencat për shtyp pas ndeshjes.

Për më tepër, Mourinho ka bërë të ditur se i kishte thënë Ianni: “Nëse me të vërtetë po më kërkon falje, e pranoj”, pasi që ka thënë se gjëra të tilla kishte bërë edhe ai vetë gjatë karrierës së tij. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 21 Tetor 2018 21:15
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera