Kthehu lart

Emery tregohet i “vetëpërmbajtur” për lajmet mbi largimin e Ozilit

Emery tregohet i “vetëpërmbajtur” për lajmet mbi largimin e Ozilit GazetaExpress

Trajneri i Gunners ka thënë se nuk do të flas për të ardhmen e fituesit të Botërori dhe as për ndonjë largim të tij gjatë afatit kalimtar të dimrit

Unai Emery nuk është duke “menduar” për fatin që e rrethon Mesut Ozilin, derisa trajneri i Arsenalit është më shumë i shqetësuar se pse talenti enigmatik nuk po ka vazhdimësi në lojën e tij.

“Dëshiroj që çdo lojtar të jetë gati për çdo ndeshje dhe ai është i njëjtë në këtë rast. Ai nuk luajti ndeshjen e fundit por këtë të shtunë  ai ka mundësi të luaj me ne. Tani ai po stërvitet vazhdimisht”.

“Dëshiroj që çdo lojtar të këtë konsistenc në lojën e tij. Kjo nuk është e lehtë. Ajo çfarë është më e rëndësishmja është që ai të na ndihmoj ne”.

Agjenti i Ozil kishte thënë më herët se nuk ka asnjë indikacion që gjermani do të largohet nga Arsenali gjatë janarit.

Spekulimet për largim kanë vazhduar, me Interin dhe Juventusin që thuhet se janë në gjueti të njërit prej lojtarëve tashmë të dëshmuar.

“Nuk jam duke menduar për këtë. Jam duke menduar se si ai do të na ndihmoj neve”, ka shtuar Emery kur është pyetur se a është i shqetësuar se do të mund ta humbet Ozilin.

“Ai na ka ndihmuar shpesh këtë vit me paraqitje të mira dhe disa të tjera jo të mira. Pas dy javë punë, ndoshta ai tani është mirë dhe do të luaj”.

Arsenali është më shumë i shqetësuar për të rritur nivelin në skuadër sesa për ta ulur atë.

Situata është komplikuar edhe më shumë për shkak të së ardhmes së drejtorit sportiv të Arsenalit Sven MIslintat-për të cilin thuhet se do të largohet.

Si rezultat duart e Emery janë lidhura, me spanjollin nuk dëshiron të spekuloj se kur do të arrihet marrëveshja me mesfushorin e Barcelonës, Denis Suarez.

“Janë biseda private. Nuk dua të tregoj se për çka flasim në të tilla biseda”. /GazetaExpress/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 17 Janar 2019 16:35
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera