Kthehu lart

Dy asistet e Arbër Zenelit nuk i mjaftojnë Heerenveenit të mposhtë Utrechtin

Dy asistet e Arbër Zenelit nuk i mjaftojnë Heerenveenit të mposhtë Utrechtin GazetaExpress

Heerenveen është mundur 3-2 në shtëpi nga Utrechti, pas dy fitoreve radhazi në dy javët e fundit në Eredivisie të Holandës, në një ballafaqim në të cilin anësori i ekipit kombëtar të Kosovës, Arbër Zenelit, shkëlqeu duke i përgatitur të dy golat e skuadrës së tij.

Kosovari tani është asistuesi më i mirë në ligën elitare holandeze me nëntë gola, një më shumë se Steven Berghuis në vendin e dytë.

Zeneli, i cili si zakonisht ishte titullar për Heerenveenin, dha kontributin e tij duke i ndihmuar skuadrës të rikthehet në lojë pasi asistoi në të dy golat e shënuara kah fundi i pjesës së dytë, raporton Gazeta Express.

Utrecht e befasoi skuadrën vendase duke ia shënuar plot tre gola në pjesën e parë.

Heerenveen u kthye në lojë kur Zeneli asistoi për Vlapin në minutën e 69-të, para se ta përgatiste edhe golin e Van Amersfoortit gjashtë minuta më vonë.

Një çerek lojë e mbetur ishte e pamjaftueshme për Heerenveenin ta bëjë rikthimin e madh, pasi ishte i pafuqishëm të shënonte edhe një herë.

Heerenveen renditen e teta me 20 pikë pas 16 javësh. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 16 Dhjetor 2018 14:34
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera