Kthehu lart

De Gea vazhdon me Man Utd

De Gea vazhdon me Man Utd GazetaExpress

Portieri spanjoll pritet ta vazhdojë kontratën me “Djajtë e Kuq”

David de Gea pritet ta lidh të ardhmen e tij me Manchester Unitedin, përcjell Gazeta Express.

Portieri spanjoll do ta nënshkruajë një kontratë të re me “Djajtë e Kuq”, me një pagë të majme prej 400 mijë funtesh në javë.

Ai pritej të largohej gjatë periudhës së Jose Mourinhos në “Old Trafford”, por tash është i gatshëm për ta nënshkruar kontratën e re në javët në vazhdim.

Ish-portieri i Atletico Madridit është njëri prej portierëve më të mirë në botë viteve të fundit.

Ai ishte pranë transferimit në Real Madrid, por në fund “Los Blancos” u përcaktuan për ish-portierin e Chelseat, Thibaut Courtois. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 17 Janar 2019 13:58
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera