Kthehu lart

David Luiz: Manchesteri nuk ishte pjesë e lojës

David Luiz: Manchesteri nuk ishte pjesë e lojës GazetaExpress

David Luiz ka thënë se Chelsea ishte skuadra e vetme që luajti gjatë pjesës së parë në Premierligë në barazimin 2-2 me Manchester Unitedin.

Goli i vonshëm i Ross Barkley, ia siguroi një pikë skuadrës së tij, duke e vazhduar ecurinë e Maurizio Sarrit pa humbje, transmeton Gazeta Express.

“Ne tentuam fitoren që nga fillimi i ndeshjes”, ka thënë mbrojtësi brazilian.

“E kontrolluam ndeshjen me posedim, krijuam mundësi shënimi. Ata erdhën me planin që të mbrohen dhe të luajnë me kundërsulme”.

“Mendoj se në pjesën e parë ishim vetëm ne ata që luajtën. Kemi mundur të bëjmë më mirë dhe ta mbyllnim ndeshjen”.

Me këtë barazim, skuadra londineze gjendet në vendin e tretë me 21 pikë, dy më pakë se Manchester City dhe Liverpooli. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 21 Tetor 2018 19:59
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera