Kthehu lart

Cyrih: Zënkat e tifozëve shqiptarë dhe serbë, për pak u evitua një vrasje me armë

Cyrih: Zënkat e tifozëve shqiptarë dhe serbë, për pak u evitua një vrasje me armë GazetaExpress

Ndeshja futbollistike në kuadër të grupeve të Kampionatit Botëror, në mes të Serbisë dhe Zvicrës që përfundoi me rezultat 2:1 në favor të kësaj të fundit, pas dy golave të shënuar nga Xhaka e Shaqiri, ka nxitur reagime të forta dhe zënka në mes të tifozëve shqiptarë dhe serbë, sidomos në Zvicër.

Sipas një videoje të publikuar nga Kurir, në një nga zënkat e tifozëve shqiptarë dhe serbë në Cyrih, pas përfundimit të ndeshjes, për pak evitohet një vrasje, ngase një tifoz që pretendohet të jetë nga grupi i shqiptarëve, nxjerr një armë të ftohtë, thikë të madhe nga xhepi derisa ishte duke shkuar në drejtim të tifozëve serbë, shkruan gazetametro.net.

Personi që në video shihet me një bluzë me kapele, nxjerr thikën nga xhepi në momentin kur në mes të tifozëve serbë dhe shqiptarë tashmë kishte filluar një zënkë. Mirëpo, ai për fat tërhiqet, pasi në atë moment ndërhynë policia.

Gjakderdhja evitohet vetëm në momentet e fundit, falë ndërhyrjes së policisë lokale, edhe pse siç vërehet nga video, Policia nuk është se e vëren armën në dorën personit, të maskuar me kapele. 


    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 24 Qershor 2018 12:44
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera