Kthehu lart

​Chelsea e mposht Brightonin, ruan pozitën e katërt

​Chelsea e mposht Brightonin, ruan pozitën e katërt GazetaExpress

Chelsea ka arritur të sigurojë fitore me rezultat 2-1 në ndeshjen kundër Brightonit, të vlefshme për xhiron e 17-të të Premierligës, e cila u zhvillua në stadiumin Amex, duke e siguruar kështu pozitën e katërt në tabelën e ligës angleze.

Vetëm 18 minuta iu nevojitën skuadrës së Maurizio Sarrit, kur pas një depërtimi brilant, Eden Hazard i dhuroi një asist Pedros, i cili në shënoi në portën bosh, duke e kaluar klubin londinez në epërsi, raporton Gazeta Express.

Vetëm 15 minuta më vonë, në minutën e 33-të, Eden Hazard arriti ta shënojë golin e dytë të ndeshjes, duke e shtuar epërsinë në 2-0. Këtë gol, Chelsea e arriti pasi lojtarët e Brightonit nuk u treguan të kujdesshëm se e humbën topin, duke ia krijuar Hazardit mundësinë e përsosur për të shënuar gol.

Pjesa e dytë filloi më mirë për Brightonin, pasi që në minutën e 62-të, skuadra vendase arriti të kthehet në lojë përmes golit të shënuar nga Solly March. Por, ky gol nuk ishte i mjaftueshëm për të marrë ndonjë pikë për Brightonin.

Këto tre pikë bëjnë që Chelsea ta përforcojë pozitën në vendin e katërt të këtij sezoni, shtatë më pak se liderët, Manchester City. Ndërsa, Brightoni mbetet në pozitën e 13-të, 12 pikë larg vendit të fundit. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 16 Dhjetor 2018 16:21
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera