Kthehu lart

Bayerni e vazhdon ecurinë e fitoreve

Bayerni e vazhdon ecurinë e fitoreve GazetaExpress

Bayern Munichu dhe Schalke janë ndeshur mes vete në javën e katër të Bundesligës, të shtunën në “Veltins Arena”.

Skaudra e Niko Kovacit ka shënuar fitore solide si mysafir ndaj Schalkes me rezultatin 2-0, e cila ishte fitorja e katërt radhazi në ligën gjermane, shkruan Gazeta Express.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 8’ nga James Rodriguezi, i cili shënoi me kokë, pas një harkimi nga këndi.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin e njëjtë, ndërsa në pjesën e dytë pamë vetëm edhe një gol.

Robert Lewandowski e shënoi golin e dytë të ndeshje për ta dërguar rezultatin në 2-0, që ishte finali.  Sulmuesi polak shënoi nga pika e bardhë në minutën e 63’.

Ndërkohë Schalke e tregoi formën e saj që po e kalon, pasi kjo ishte humbja e katërt radhazi në Bundesligë.

Bayrn Munichu në ndeshjen e ardhshme e pret në shtëpi Augsburgun, ndërsa Schalke udhëton si mysafir për t’u ndeshur me Freiburgun. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 22 Shtator 2018 20:24
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera