Kthehu lart

Barcelona mund të diskualifikohet nga Kupa e Mbretit për këtë arsye

Barcelona mund të diskualifikohet nga Kupa e Mbretit për këtë arsye GazetaExpress

Sipas El Mundos, Barcelona mund të diskualifikohet nga gara e Kupës së Mbretit pasi futi në lojë një lojtar të suspenduar.

Mbrojtësi Juan Brandariz, ishte në formacionin startues në ndeshjen e parë të javës së kaluar ndaj Levantes, të cilën e humbi skuadra e Ernesto Valverdes me rezultatin 2-1, dhe sot luan ndeshjen e kthimit, transmeton Gazeta Express.

Brandariz ishte suspenduar me Barcelonën B për shkak të kartonave, dhe sipas kodit të disiplinës në Spanjë, lojtarët nuk mund të luajnë për ekipin e parë nëse janë të suspenduar me skuadrën e dytë derisa dënimi të përfundojë.

Situata është e njëjtë me atë të Real Madridit para tre stinorëve, kur e futi në ndeshje Denis Cheryshev në Kupën e Mbretit, i cili ka qenë u suspenduar për shkak të kartonave me skuadrën e Villarrealit, ku pastaj kaloi te madrilenët ende pa i përfunduar dënimi. Real Madridi ishte diskualifikuar atë kohë nga gara. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 17 Janar 2019 16:16
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera