Kthehu lart

Arbëreshi i Milanit mendon se ata humbën pa të drejtë nga Juventusi

Arbëreshi i Milanit mendon se ata humbën pa të drejtë nga Juventusi GazetaExpress

Davide Calabria ka pranuar se ekziston një “ndjenjë e padrejtësisë” në humbjen e Milanit nga Juventusi në SuperKupë derisa kjo ka ndikuar që ata “janë më të fortë dhe më të bashkuar së më parë”

Gabimet në referim kanë bërë që fitorja e Juves kundër Milanos të mbetet në hije, kurse arbëreshi i Milanit, mbrojtësi Calabria beson se ata janë dëmtuar shumë nga vendimet e gjyqtarit që janë bërë kundër skuadrës së tyre.

:Shumë gjëra janë duke kaluar në kokën time”, ka shkruar ai në Instagram.

“Një ndjenjë e padrejtësisë, hidhërimit, por po ashtu një ndjenjë e krenarisë që i takojë kësaj fanelle dhe shpresoj që këtë hidhërim ta kthejmë në përkushtim dshe dëshirë për t’i arritur objekltivat tona. Ne jemi më të fortë se më parë tani, më të bashkuar së më parë”, ka shkruar ai. /GazetaExpress/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 17 Janar 2019 18:44
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera