Kthehu lart

Abuzoi me një prostitutë, arrestohet në Gjermani fituesi i Tour de France

Abuzoi me një prostitutë, arrestohet në Gjermani fituesi i Tour de France GazetaExpress

Jan Ullrich nuk gjen paqe. Pas problemeve serioze me alkoolin dhe drogën, shoqëruar me gjendjen depresive, ish-çiklisti gjerman është arrestuar nga policia e Frankfurtit në Gjermani.

Sipas “Bild”, 44-vjeçari akuzohet se i ka shkaktuar dëmtime të rënda fizike një prostitute. Në momentin e ndalimit, Ullrich ndodhej në një hotel luksoz bashkë me gruan që e akuzoi për abuzim.

Ngjarja ndodhi vetëm pak ditë pasi Ullrich ishte kthyer nga Majorka, për t’iu nënshtruar terapisë për të luftuar varësinë nga droga dhe alkooli.

Një zëdhënës i policisë ka deklaruar se ish-kampioni gjerman është ndaluar teksa ishte nën efektin e drogës dhe alkoolit. 

Fituesi i Tour de Francë në vitin 1997, vetëm pak ditë më parë ishte arrestuar edhe në Majorka, pasi kishte sulmuar një fqinj të tij, aktorin dhe regjisorin gjerman Til Schweiger, që po organizonte një festë me rastin e daljes së një filmi të ri. Ullrich e ka pranuar edhe më parë që kishte bërë gjëra për të cilat ishte penduar, për shkak të ndarjes nga gruaja e tij Sara dhe qëndrimit larg fëmijëve. /SS/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 10 Gusht 2018 13:45
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera