Kthehu lart

The Weeknd ka vjedhur këngën e tij “Starboy”

The Weeknd ka vjedhur këngën e tij “Starboy” GazetaExpress

Artisti po akuzohet se ka vjedhur këngën hit “Starboy” me Daft Punk.

Një artiste po kërkon drejtësi pasi thotë se Daft Punk dhe The Weeknd kanë vjedhur një nga këngët e saj, për të krijuar hitin ‘Starboy’.

Ysminah, një poete, tekstshkruese e kompozitore, madje ka akuzuar artistët e famshëm, duke thënë se kënga e saj ‘Hooyo’ është me të gjitha karakteristikat e njëjtë sikurse ‘Starboy’, përcjell Gazeta Express.

Sipas dokumentave të siguruar nga TMZ, janë bërë shumë analiza në internet nga fansat dhe dëgjues të ndryshëm, duke vërejtur ngjajshmëri të madhe tek hiti i vitit 2016 me këngën e publikuar në vitin 2009.

Ajo po i akuzon artistët për një dëmshpërblim prej 5 milionë dollarëve./Gazeta Express

  


    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 19 Shtator 2018 16:56
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera