Kthehu lart

Pas ‘ndarjes’ së bujshme, Meda shfaqet përqafuar me bashkëshorten

Pas ‘ndarjes’ së bujshme, Meda shfaqet përqafuar me bashkëshorten GazetaExpress

Këngëtari i njohur shqiptar, Meda ka publikuar një fotografi me bashkëshorten një javë pas lajmit për ndarjen.

Më 10 shtator, një postim i pazakontë kishte ndodhur në profilin e instagramit të këngëtarit, ku ai akuzonte gruan e tij për tradhti.

Lajmi bërë bujë në mediat rozë, gjersa vetë këngëtari e mohoi një gjë të tillë, duke thënë që lajmi është i pavërtetë.

“Per te gjithe dashamiret ton ju njoftoj qe instagrami im eshte keqeperdor dhe ka lajme te pa verteta. Ju pershendesim Une dhe Lulja”, pati shkruar këngëtari në reagimin e bërë.

Ndërsa, reagim pati bërë edhe bashkëshortja e këngëtarit, Lulja duke thënë që ajo dhe Meda janë të lumtur si asnjëherë më parë.

“Per te gjithe ata qe e duan lumturin ton, dhe per te gjithe ata qe nuk e duan lumturin ton…Une dhe Meda jemi me plot LUMTURI dhe DASHURI qe gjdo dite po rritet, per te cilen e falenderojm ZOTIN…respekt per te gjith jJu!”, ishte reagimi i plotë i Lules, shkruan rtv21.tv

Pas gjithë këtij skandali i cili u zhvillua në rrjetet sociale, publikohet edhe fotografia e parë e çiftit. Këtë fotografi e ka postuar Meda, i cili ka zgjedhur të mos shkruaj asgjë në mbishkrimin e fotos. Gjersa, ndjekësit e këngëtarit kanë lënë komente duke i dëshiruar lumturi çiftit.

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 19 Shtator 2018 17:43
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera