Kthehu lart

Fotoja që kemi humbur nga dasma mbretërore duket sikur është shkëputur nga ndonjë përrallë

Fotoja që kemi humbur nga dasma mbretërore duket sikur është shkëputur nga ndonjë përrallë GazetaExpress

Një ndër traditat e familjes mbretërore në periudhën e fundvitit është kartolina e Krishtlindjeve.

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit publikuan kartolinën, e cila ishte një foto e adhurueshme e familjes, që këtë vit u shtua edhe me një anëtar të ri, Princin Louis.

Nuk mund të mbeteshin mbrapa edhe Duka dhe Dukesha e Sussexit, të cilët kanë zgjedhur të përfshijnë një foto të papublikuar nga dasma e tyre.

Në foton bardh e zi, të shkrepur nga fotografi Chris Allerton, Harry dhe Meghan shfaqen me kurriz, teksa shijojnë një spektakël fishekzjarresh, sipër Frogmore House, ku u mbajt dasma.

Kjo foto do të jetë pjesë e kartolinës së festave të këtij viti dhe duhet të themi që duket sikur është shkëputur nga ndonjë përrallë.


    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 16 Dhjetor 2018 10:24
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera