Kthehu lart

Eksperimentoi por Meghan u rikthehet dashurive të ‘vjetra’

Eksperimentoi por Meghan u rikthehet dashurive të ‘vjetra’ GazetaExpress

Së fundmi kemi parë Dukeshën e Sussex, Meghan Markle të eksperimentojë me ngjyrat e errëta.

Pas dasmës së 19 majit, Meghan pothuajse në të gjitha daljet publike zgjodhi ngjyrat pastel në evenimentet e rëndësishme të familjes mbretërore.

Mirëpo, gjatë turit në Irlandë, por jo vetëm, Meghan ndryshoi preferenca duke provuar edhe ngjyrat e errëta.

Për hir të së vërtetës, duke qenë një vajzë plot stil, duket sikur Meghant i shkon çdo ngjyrë.


Sot Dukesha ka shoqëruar bashkëshortin e saj në ekspozitën e Nelson Mandelas në Londër.

Ish-aktorja i ishte rikthyer edhe një herë dashurive të vjetra; ngjyrave pastel.

Meghan ka zgjedhur një fustan-pardesy ngjyrë rozë të lehtë që kushton jo më pak se 1085 dollarë. Edhe këpucët ishin në të njëjtat nuanca së bashku me çantën.


Kate mesa duket e ka kuptuar që këto janë ngjyrat që i përshtaten më shumë asaj dhe familjes mbretërore.

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 17 Korrik 2018 18:53
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera