Kthehu lart

"Duhet me u ul!", Noizy u del kundër studentëve

"Duhet me u ul!", Noizy u del kundër studentëve GazetaExpress

Shumë pej figurave të shoWbizit shqiptarë janë solidarizuar me protestën e studentëve, por së fundmi disa prej tyre nuk po i mbështesin më.

Madje ka prej tyre, që i udhëzojnë të lënë këmbënguljen e tyre dhe të ulen me kryeministrin, Rama.

Një prej tyre është edhe reperi Noizy, i cili me anë të një postimi në Instagram u ka bërë thirrje studentëve që protestojnë të negociojnë me Ramën. 

Me të njëjtën gjuhë që ka përdorur më herët dhe Rama, Noizy thotë se studentët duhet të ulen në bisedime me “babën”, pasi vetëm kështu mund të vijë zgjidhja.

Postimi i Noizyt:

Te dashur studente:

Shoh shume mesazhe per mbeshtetje, dhe ne fillim nuk hezitova dhe e bera hapur. Por siç e dini çdo gjë në ktë botë e ka një zot shtepie. Ka drejtor spitali, ka drejtor shkolle, ka drejtor policie, apo prinder qe duhen pyetur ose mbase jeni dhe vete i pari shtepise si familje e re. Dhe në Shqiperi, duam s’duam, ka nje te pare shtepie, fundja fundit vete e kemi zgjedh. 

Tani nese une do doja disa ndryshime do beja çmos ta ulja baben ose te zotin e shtepise per te biseduar se si mund t’ia dalim mbane! Ndaj per zotin nuk po e kuptoj se PSE dhe CFARE te keqe ka te uleni dhe te veni pikat mbi i? Kur vete kryeministri po ju ofron takim dhe po thote se jam i gatshem per t’i plotesuar te gjitha kerkesat, madje dhe me shume se ç’kerkoni, mos valle eshte politike gjithcka? 

Nese po, atehere ky o turp, nje here qe patem ne dore te benim dicka per veten tone, serisht e lejuam politiken te hyje ne mes. Me vjen sinqerisht keq per te gjithe ata studente te shkrete qe me verte i duan keto ndryshime pa ndikimin e politikes. Pa marre parasysh as PD as PS, mblidhini forcat dhe largoni njerzit qe ju peshperisin mbas veshi. Te pakten kjo qeveri nuk po ju vret mes protestes dhe te mos mbaj asnje njeri pergjegjesi. Me sinqeritet ju dua dhe do jem me ju deri në fund, Por jo kshu, duhet me ul e me e mbyll me fitore per studentat, jo me sherr per parti! Ju kam zemer

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 16 Dhjetor 2018 15:05
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera