Kthehu lart

Zgjedhje në Turqi: Ka ende shans demokracia?

Zgjedhje në Turqi: Ka ende shans demokracia? Autori: Ekin Aram GazetaExpress

Votimet të dielës në Turqi (24.06) janë ndoshta më të rëndësishmet në historinë e Turqisë moderne. Nëse fiton presidenti turk, Erdogan konsolidohet pushteti i një njeriu të vetëm. Por as opozita turke nuk duhet injoruar.

24 Qershor 2018. Turqit votojnë për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Populli jep votën se ç'të ardhme përfytyron për vendin e tij. Rezultati i zgjedhjeve vendos edhe për të ardhmen e presidentit Erdogan. Nga një politikan që e ktheu vendin e tij në një fuqi rajonale ekonomike me synim anëtarësimin në BE, Erdogan është kthyer vitet e fundit në një politikan autoritar.

Shoqëria turke që është e përzier me shumë grupime etnike dhe besime është e ndarë në dy kampe: Përkrahës të Erdoganit dhe ata që e kritikojnë atë. Në Turqi janë të regjistruar afër 60 milionë njerëz me të drejtë vote. Sondazhet e fundit tregojnë se gati gjysma e votuesve e mbështet Erdoganin dhe partinë qeverisëse, AKP. Pjesë tjetër mbështet parti të tjera dhe do fundin e sundimit të Erdoganit. Si mund të zgjidhet kjo gjendje pati?

Erdogani kërkon fundin e ndarjes së pushteteve

Në 10 vitet e fundit, Erdogan ia ka dalë të mënjanojë konkurrentët e mundshëm. Kështu themeluesi dhe kryetari i partisë, AKP ia ka dalë të forcojë pushtetin. Qëllimi i tij në këtë zgjedhje është marrja e pushtetit mbi legjislativin, judikativin dhe ekzekutivin. Ai kërkon sistemin presidencial.

Për reformën e nevojshme u vendos në prill 2017 në një referendum në Turqi. Erdogan e ngre lart këtë projekt, por në këtë sistem presidencial kompetenca për krijimin e qeverisë kalon nga parlamenti tek presidenti. Atij i nënshtrohet edhe shërbimi i fshehtë dhe ushtria. Edhe ministrat vendosen prej tij.

Tarhan Erdem, themelues i  KONDA – një nga institutet më të njohur në Turqi shpjegon për Deutsche Wellen. „Zgjedhjet e 24 Qershorit do të ndryshojnë fatin e Turqisë." Sistemi i sundimit të një personi ekziston prej disa vitesh. Por votimet do t'i japin atijj bazën juridike", mendon Erdem.

Ngritja e opozitës
Por Erdogan, që nuk ka humbur zgjedhje në 16 vitet e fundit e sheh veten për herë të parë përballë një pengese të madhe. Në një kohë që me partinë ultranacionaliste, MHP ai ka krijuar një aleancë popullore, partitë e opozitës po ashtu janë bashkuar në një aleancë që nuk ka qenë e mundur më parë. Aleanca Kombëtare është e përbërë nga partia laike, Partia Republikane Popullore, besnike ndaj Ataturkut, CHP, Partia Islamike e Lumturimit, SP, Partia e Së Mirës, IYI. Paraqitja zgjedhore e kandidatit kundërshtar të Erdoganit, CHP, Muharrem Ince i jep shpresë kritikëve se ndoshta Erdogan nuk zgjidhet president që në raundin e parë.


Një rol të rëndësishëm në këto zgjedhje ka partia socialiste kurde, Partia Demokratike, HDP. Partia qeverisëse, AKP e sheh atë si krahun politik të AKP-së. Mijëra anëtarë të HDP-së janë arrestuar me urdhër të Erdoganit në vitet e fundit. Selahattin Demirtas, kandidati i kësaj partie për president e zhvillon fushatën nga burgu. Ai nuk entuziazmon vetëm kurdët, por edhe të majtët turq. Nëse HDP futet në parlament, ajo do të sigurojë vendin e saj në politikën turke. Por nëse aleancat e partive çlirohen nga kriteri i mbledhjes së të paktën 10% të votuesve, duhet që HDP ta kalojë edhe këtë pengesë. Në dy zgjedhjet e fundit ajo ia ka dalë. Që këtë herë mund të jetë ndryshe, është shqetësuese për opozitën. Nëse HDP nuk arrin të hyjë në parlament, 60-70% e deputetëve i caktohen AKP. Me këtë kjo parti arrin shumicën absolute në parlament.
Sundimi i një njeriu të vetëm apo demokraci?

Përkrahës të partisë kurde, HDP

Prof. Mesut Yegen, docent për sociologjinë në Universitetin Sehir të Stambollit thekson se „Turqia do të vendosë, nëse do të vazhdohet me një regjim autoritar. Këtë rrugë ky vend po e përshkon prej disa vitesh. Por zgjedhjet e 24 Qershorit janë një shans i mirë për t'u larguar prej saj."

Aspekti i dytë i rëndësishëm prek problemin kurd. Do të tregohet, nëse HDP do të njihet si legjitime nga qeveria. „Nëse Muharrem Ince mbetet në raundin e dytë, votat kurde kanë rëndës, e duket se do të jetë kështu, mund të hapet një diskutim politik, përmes të cilit kurdët do të shihen sërish si pjesë e regjimit. Kjo do të thotë që më 24 Qershor votohet nga njëra anë për demokracinë, nga tjetra për atë, nëse duam ne që aktorët politikë që angazhohen për zgjidhjen e problemit kurd të vazhdohen të shihen jashtë regjimit."

http://www.dw.com


    Data: 24 Qershor 2018 14:41
    Autori: Ekin Aram

    Të tjera