Kthehu lart

Bodrumet e verërave që u pushtuan nga fantazmat

Bodrumet e verërave që u pushtuan nga fantazmat GazetaExpress

Një fushë me platancione të vreshtave është e njohur ndërkombëtarisht në shtetin e Kalifornisë, që në të njëjtën kohë njihet si një rajon që prodhon verëra të mrekullueshme

Njerëzit shkojnë aty nga e gjithë bota për një gjë tjetër, për të parë një pamje të mrekullueshme, një atmosferë të qetë, për të njohur më mirë historinë e verës dhe për të pirë më shumë verë. Çfarë shumica e njerëzve nuk dinë që fshihet pas kësaj gjëje është arkitektura e bukur, rrushi dhe vera që punojnë si një forcë misterioze mes tyre, kurse punishtet e verës në Kaliforni konsiderohen edhe si vende që janë të pushtuara nga fantazmat, ku pos verës ofrojnë edhe një lloj tjetër përvoje jetësore.

I shtrirë në vreshtat e verës në Sonoma, veraria e quajtur Bartholomew Park Winery, është e mbushur me histori të ndryshme nga e kaluara të cilat e bëjnë atë të pushtuar nga shpirtrat. Në ditët e para si verari, kur prodhohej vera e shijshme, Bartholomew Park i nënshtrohej disa metamorfozave, ku thuhet se në një kohë aty ishte një burg i femrave, mandej një spital , një morg para se të bëhej një vresht dhe vërari, e cila daton që nga viti 1830 e krijuar nga emigranti europian, Agoston Haraszthy, i cili po ashtu është pronar më një verari tjetër të pushtuar nga fantazmat Buena Vista Winery, që u bën më vonë. Pas kësaj vjen bodrumi i verës Hascienda Cellars, me bodrumet e verës që janë ndërtuar mbi spitalin e vjetër, e të cilat më vonë bëhet muzeu i Sonomas dhe në vitin 1992 edhe Bartholomew Park.

Kjo e kaluar e zymtë u kthye përsëri ku në vitet e 70-ta u pushtua, në të vërtetë tregimi filloi kur brenda u gjetën trupa të ish të burgosurve në një burg të vjetër që supozohet që ishin varrosur brenda themeleve të  ndërtesës kryesor dhe në bodrum që ishte i vendosur në krye të tij, në atë që në atë kohë njihej si morg. Prej që ka filluar të jetë një punishte vere ka pasur tregime të ndryshme të punëtorëve të cilët kanë dëgjuar zëra interesant duke kënduar dhe fshikulluar, lëvizje të objekteve, pasqyrime në akull, gjurmë në vendet ku nuk kishte shkelur as kusht, madje edhe lojë në piano. Shumica e këtyre fenomeneve paranormale ishin koncentruar brenda një zone që fillimisht ishte një morg brenda një bodrume të lagësht. Nëse ju keni qenë ndonjëherë aty për të testuar verën, bëni sytë katër pasi që do të dëgjoni edhe zëra shpirtrash të tjerë.

Në të njëjtin vend, pronar i dikurshëm i Buena Vista, që shtrihet përsëri në Sonoma, po ashtu kishte një përvojë të tij. E themeluar nga Agoston Haraszthy, i cili kishte sjell fidanët e rrushit nga Europa ishte njëri prej lojtarëve kryesor në verën e Kalifornisë. Ai këtë vend e quante si shtëpia e tij pas vdekjes, nëse bën ti besohet thashethemeve aty. Por, Haraszthy më vonë largohet për Nikaragua, ku thuhet se ai pati një fund brutal pasi që ishte ngrenë nga krokodilët e lumit aty. Që atëherë thuhet se ai është shfaqur shpesh nëpër bodrumet e thata të Buena Vista, ku refuzon të largohet edhe pse i vdekur. Aty ai nuk duket se është vetëm, pasi që aty janë parë edhe figura të tjera të shekullit 19 dhe veshje, ku thuhet se është shpirti i gjeneral Vallejo dy bijat e të cilit ishin martuar me djemtë e Haraszthy, madje për ta bërë më të tmerrshme thuhet se ka edhe vaj të fëmijëve. Vëraria thuhet se është vizituar dhe hetuar nga disa grupe paranormale dhe të gjithë e kanë konfirmuar këtë përrallë duke thënë se aty ndodh fenomeni EVP paranormal.

Tregimi tjetër vjen nga fusha plot rërë e Kalifornisë, Napa, për verandën e njohur Berlinger, e cila po ashtu është më e vjetra sa i takon operimit të verarive në këtë shtet. Vendi ku ajo është, është shumë i bukur, ambienti dhe arkitektura në përgjithësi ngjason pak a shumë me Bordeaux, qytet në Francë, por çfarë e bën atë interesant janë fantazmat e tij, të cilët kryesisht shihet duke gravituar në dhomën 17 të shtëpisë së stilit viktorian që quhet edhe Shtëpia e Rhone. Këtu kishte jetuar për një çerek jete edhe themeluesi i kësaj vërarie, Frederick Beringer,  i cili ende shëtitet andej pari.

Dhoma e tij e vjetër është e njohur se pret fenomene të ndryshme paranormale, si objekte që luftojnë rreth dhomës, orendi që shtyhen nga duar që nuk shihen, natyrisht aty paraqitet edhe figura e Beringerit. Objektet po ashtu kanë shprehi që të humbin dhe të kthehen në të njëjtin vend pas një kohe. Kurse e tërë shtëpia është një nivel zero ku ka tregime të ndryshme për fantazmat, saqë ndezja dhe ndalja e dritave, gjërave që lëvizin, zërave anormalë, etj, kurse kjo nuk është e vetmja zonë e pushtuar nga fantazmat. Në fund të viteve 1800, Beringer bashkë me bashkëdhemeluesin e tij kishin krijuar një sistem të gjerë tunelesh në anën e maleve Spring me qëllim ruajtjen e verës së tyre dhe gjatë procesit të punës kishte pas nivel të vogël sigurimi ku kishin vdekur disa punëtorë emigrant kinez, të cilët thuhet se qajnë e bërtasin në korridoret e rregullta të kësaj depoje.

Pika e radhës kur ka këso fenomenesh paranormale është rezervati i Pomo Indian në Healdsburg të Kalifornisë, në rrethinën e Sonomas, në vreshtën Dry Creek. Vendi këtu është ndryshe prej të tjerëve pasi që ka fenomene të vazhdueshme paranormale ku paraqiten figura të veshura në mënyrë tradicionale kombëtare, që bëjnë gjeste të ndryshme. Një raport thotë se menaxheri i dhomës së shijimit të verës njëherë kishte injoruar telefonin që kishte cingëruar natën vonë, për më vonë kishte zbuluar se numri që kishte telefonuar ishte na dhoma e shijimit, edhe pse askush nuk ishte aty.

Telefonata të tilla nuk janë të pazakonta këtu, përderisa telefonat celularë me të hyrë ose ndalojnë së punuari ose fillojnë të cingërojnë e ku askush nuk jep përgjigje. Dyert shpesh hapën dhe mbyllen vetvetiu, dritat ndalen dhe fikën, teknika e bardh shpesh prishet , e përderisa të gjithë këto incidentet ndodhin, instituti i verës ka hapur një hetim për të gjitha. Një ndër vendet me më së shumti fantazma në këtë vend është vendi i quajtur Vëraria Bullock House, për të cilën supozohet se është e pushtuar nga fantazmat mysafire, e cila është rrënuar nga aktivitetet e shumta të fantazmave saqë tani është mbyllur për vizitorët, për të cilën njëherë drejtori i marketingut dhe komunikimit në Dry Creek , Bill Smart kishte thënë:

“Ne e kemi përdorur Bullock House për të pritur vizitorët që 10 vite apo më shumë. Disa nga këta mysafirë kanë raportuar që kanë dëgjuar kumbime, gjurmë dhe përplasje dyersh gjatë natës. Unë nuk i kam dëgjuar, por është e mjaftueshme që unë të besoj që ka aktivitete paranormale aty”.

Kalojmë edhe në një çelar tjetër në Kaliforni, kësaj radhe të Korbel Champagne  në Guerneville, i cili është themeluar që nga vitit 1882 nga vëllezërit Kormbel në të cilin kanë ndodhur shumë gjëra të çuditshme. Supozohet se ka pasur shumë fantazma, sidomos rreth shtëpisë së madhe që gjendej afër vreshtës Santa Nella, që ishte ndërtuar nga Dr. Joseph Prosek dhe tani përdorët si një shtëpi për vizitorët e për të cilën thuhet se është skena e një vetëvrasje në vitin 1880 për një kuzhinier i cili e kishte vrarë vetën në parafango. Për këtu thuhet se shfaqet fytyra e gruas së Prosekut e veshur në të zeza, një burrë i vjetër i panjohur që ka të veshur një pallto dhe kapelë, një tjetër burrë fantazmë i cili dëshiron të varet në ballkon dhe ti bie ziles dhe madje ka një fantazmë mace e cila lë gjurmët e saj të putrave dhe flenë në qilim dhe dysheme. Ata që kujdesen për tokën e kësaj pasurie po ashtu shpesh kanë raportuar për drita orbite misterioze dhe figura si hije në rrethinën e vreshtës dhe shtëpia ishte aq shpesh e pushtuar nga fantazmat saqë nga ky vend u inspirua prodhimi i filmit horror Altergeist, i cili edhe është xhiruar aty.

Në fushën e Napas, kemi edhe vërarinë Charles Krug, në St. Helena, e cila është njëra ndër më të vjetrat në shtet, e ndërtuar më 1861. Shumica e përrallave me fantazma në këtë vend gravitojnë përmes bodrumit Redwood, i ndërtuar më 1872 dhe ku vet Krug thuhet të këtë parë fantazma. Raportohet se aty janë një ekip i madh shpirtrash të cilët janë parë aty, si një grua e veshur e cila shtrihet në dysheme derisa ka të veshur një fustan blu të viteve 1800 me hark sateni, si dhe fëmijë fantazma dhe një grua me një veshje të bardh që mendohet të jetë gruaja e Kugut, Carolina Bale, si dhe një burrë i buzëqeshur, që dëgjohet se ecë si hije në korridoret e errëta të bodrumit. Pse këta shpirtra mblidhen këtu nuk e di askush, por sigurisht është e frikshme kjo gjë.

Edhe një tjetër vërari e vjetër në luginën e Napas po ashtu është Inglenook, e hapur në vitin 1879 nga emigranti finlandez Gustave Niebaum, i cili është i një dhe i pari prodhues vere më seriozi në Luginën e Napas. Ka një histori mjaft të gjatë që arrin deri në vitin 1975 e ku ka film që është bërë nga Francis Ford Coppola, ku kishte qëndruar këtu për një kohë të gjatë, kishte bërë film ndërkaq e bleu dh e restaurojë në vitin 1995 duke e riemëruar si Rubicon, edhe pse këtë emër e ka ndërruar më 2011. Aty duket se kanë shprehi që të shfaqen tri fantazma. Një është e Niebaimit vet, tjetra thuhet se është e menaxherit gjeneral të Niebaumit, John Armostron dhe e treta është e stërnipit të Niebaum, John Daniel Jr., për të cilët thuhet se e kanë zakon të ecin përreth dhe të vëzhgojnë vendin.

Në fund kemi historinë e verarisë Stag’s Leap, e ndërtuar më 1888 nga Horace dhe Minnie Chase, që po ashtu është njëra prej vërarive më të hershme në Kaliforni. Ndërtesa kryesore, një strukturë pak frikësuese e ndërtuar me gurë, në kohë të ndryshme ka qenë edhe si vendbanim, rezidencë, resort, një shtëpi më dhoma një bordel dhe një vendbanim për personelin e tërhequr të ushtrisë pas Luftës së Dytë Botërore, madje ajo njëherë ishte pushtuar nga gangsterët dhe kontrabandistët e pijeve alkoolike. Ndër fenomenet e shumta paranormale të raportuara në këtë punishte vere janë hapja dhe mbyllja e dyerve vetvetiu, lëvizja e objekteve, gjëra që bien nga askundi në bodrum dhe shikimi i vazhdueshëm i një gruaja fantazmë të veshur me veshje të kohës, për të cilën mendohet se ka qenë ndoshta një prostitutë kur vendi ishte një bordel. Një fenomen i vazhdueshëm dhe shumë unik i raportohet këtu është disa pika që papritur, veçanërisht në sallon dhe në bibliotekë. Pse ndodh kjo? Pse pika uji? Kush e di?

Me pamjen e saj të bukur të fshatrave, përvojat e çuditshme, historinë e gjallë dhe interesante dhe bollëkun e kualitetit të lartë të verës, vendi i verës në Kaliforni është një vend i shkëlqyer për ta vizituar pavarësisht kësaj, këtu ka diçka për të gjithë nga ne, edhe për ata që nuk janë të interesuar në verë, megjithatë, kur uleni për ta pirë një gotë verë, bëni sytë katër për të parë ndonjë hije, kurrë nuk e dini se kush po ju shikon prapa. /GazetaExpress/

    Data: 02 Janar 2019 16:42
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera