Kthehu lart

Sipas horoskopit kinez, sivjet është viti i derrit

Sipas horoskopit kinez, sivjet është viti i derrit GazetaExpress

Viti 2019, sipas horoskopit kinez, është viti i Derrit. Viti i Derrit fillon nga 5 shkurti i këtij viti dhe përfundon më 24 janar 2020.

Siç dihet, Derri është shenja e 12-të e horoskopit kinez dhe në gjuhën kineze quhet Zhū. Ju i përkisni shenjës së Derrit nëse keni lindur në vitet 1947, 1959, 1971, 1983, 1995, 2007, 2019 etj.

Personaliteti dhe karakteristikat

Derri ka personalitet dhe është i bekuar me fat të mirë në jetë. Të gjithë të lindurit e vitit të Derrit janë sensualë, besnikë dhe të ngrohtë. Derri është një luftëtar që e jeton jetën në maksimum dhe përpiqet të përmbushë të gjitha qëllimet që i ka vënë vetes në jetë. Thjeshtësia e tij në marrëdhënie me të tjerët, por edhe sensi i drejtësisë e bëjnë një mik besnik, të dashur për të gjithë dhe një njeri me të cilin nuk mërzitesh kurrë.

Derri shqetësohet lehtë për të tjerët, por edhe për veten. Ai është i mbyllur, xheloz dhe shpeshherë me hije dyshimi. Dëshira për jetën dhe pasioni i tij nuk njohin kufi, kështu që ai, në më të shumtën e rasteve, është një i dashur ideal, sepse ruan elegancën e lindur dhe sharmin në të gjitha rrethanat, duke e bërë të papërmbajtshëm në marrëdhëniet çift.

Derri është një shenjë realiste. Ndryshe nga të gjitha shenjat e tjera që mund të jenë shumë të mira në të folur, por jo në të vepruar, Derri është e kundërta.

Derri e dashuron të jetuarin e shëndetshëm, e vlerëson veten dhe është gati në çdo kohë për të qenë në qendër të vëmendjes. Ata mund të jenë pak materialistë, por kjo i motivon për të punuar më shumë.

Të lindurit e kësaj shenje janë energjikë dhe shumë entuziastë, madje edhe nëse puna që bëjnë mund të jetë e mërzitshme. Nëse u jepet mundësia, të lindurit e kësaj shenje marrin pozicione të fuqishme dhe e bëjnë këtë mjaft mirë.

Derri zjatë vitit 2019

Gjatë vitit 2019, Derri pajtohet me vlerat themelore të respektit dhe vëmendjes ndaj të tjerëve. Në 2019-ën, Derri do të bëjë çmos për të rivendosur rregull në jetën e tij sentimentale dhe miqësore.

Derri do të përballet me momente të vështira dhe do të përjetojë ankthe apo edhe gjykime të gabimeve të tij të së kaluarës, që siç duket vazhdojnë të lënë pasoja. Duke ditur se Derri e do shumë rehatinë, çështjet financiare mund t’i shkaktojnë telashe dhe të trazojnë qetësinë e tij. Gjatë këtij viti, Derri duhet të bëjë kujdes me shpenzimet, sidomos në pjesën e dytë të vitit, për të shmangur problemin me paratë.

Për sa i përket punës, Derri e kupton se është e nevojshme të jesh gjakftohtë dhe të shmangësh shumë situata kontradiktore. Ai ndonjëherë do të jetë i sigurt sepse do të fitojë betejën, ndaj do t’u shkojë gjërave deri në fund.

Për vitin 2019, mund të ndodhë që të lindurit në shenjën e Derrit të kenë shumë zhgënjime në marrëdhëniet profesionale dhe miqësore, si me kolegë, ashtu edhe me njerëz të afërm. Ata mund të ndihen të tradhtuar ose të mashtruar.

Të lindurit e kësaj shenje do të arrijnë të jenë më analitikë e realistë këtë vit. Do të jetë një vit me fat dhe me momente të gëzuara, të cilat do të ndikojnë në shumë vendime të Derrit. Ai do të jetë gjithashtu në gjendje të shpërfaqë talentet e tij të ndryshme, shumë prej të cilave kanë qenë të fshehura për një kohë të gjatë.

Meshkujt e shenjës së Derrit

Meshkujt e lindur gjatë këtij viti janë optimistë dhe mjaft të sjellshëm. Janë vërtet të përqëndruar. Nëse marrin një vendim, bëjnë gjithçka për të arritur këtë qëllim.

Nuk janë më të mirët në çështjet ekonomike, por janë shumë kavalierë për shoqërinë. Nëse mund të quhet gabim, të lindurit e vitit të Derrit u besojnë shumë lehtë të tjerëve dhe shpesh kjo, u sjell edhe zhgënjime.

Janë natyra të qeta. U pëlqen shumë të mësojnë gjëra të reja. Megjithatë nuk janë të zotët t’i vënë në punë njohuritë që fitojnë apo t’i artikulojnë ato me fjalë. Mund të jenë ndonjëherë natyra kontraverse, por të tjerët dinë t’i trajtojnë me shumë ëmbëlsi e mirësjellje.

Femrat e shenjës së Derrit

Femrat e lindura gjatë vitit të Derrit janë shumë energjike. Janë sociale dhe njihen për natyrën e tyre shumë të dashur. Duke e kombinuar sjelljen me personalitetin e tyre, është shumë e thjeshtë t’u besosh.

Shpeshherë, janë shumë të shoqërueshme dhe ndonjëherë mund të harrojnë t’u japin të tjerëve hapësirën e kërkuar.

Janë gjithashtu me fat në çështjet e shëndetit.

Në shtëpi janë shumë të organizuara. Nëse dhoma e tyre është një rrëmujë e vërtetë, janë të gatshme të rrinë zgjuar gjatë gjithë natës për ta pastruar.

Këto femra i duan shumë fëmijët. Të luajnë me fëmijët është një prej gjërave që u jep atyre më shumë kënaqësi.

Simbolet fatsjellëse të Derrit

Ngjyrat: e verdhë, gri, kafe

Numrat: 2, 5, 8

Minerali: agate

Simbolet që sjellin fat të keq

Ngjyrat: blu, e gjelbër

Numrat: 1, 7, 9

Vitet e Derrit janë: 1935, 1947, 1959, 1971, 1983, 1995, 2007, 2019

    Data: 02 Janar 2019 17:01
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera