Kthehu lart

Ky shkencëtar mendonte se këto janë pjesët e trupit të njeriut që do të zhduken së shpejti

Ky shkencëtar mendonte se këto janë pjesët e trupit të njeriut që do të zhduken së shpejti GazetaExpress

Në kapitullin e parë të librit The Descent of Man (Prejardhja e njeriut), shkencëtari i njohur Charles Darwin kishte identifikuar disa pjesë të trupit si të panevojshme.

Madje, katalogu i Darwinit përfshinte disa pjesë të trupit, të cilat sipas tij, do të zhduken në të ardhmen.

Darwin i ka përshkruar gishtërinjtë e këmbës, brinjët e 13’të dhe dhëmbët e pjekurisë, si tri prej pjesëve të trupit të njeriut që janë të panevojshme.

Gishtërinjtë e këmbës

Shkencëtaret kanë zbuluar se njerëzit më shumë ecin dhe e balancojnë ecjen me vijën e mesme të këmbës së tyre, mirëpo gradualisht janë transferuar duke e përqendruar balancimin më shumë në anën e gishtit të madh.

Sidoqoftë, studimet tregojnë se qendra e ekuilibrimit është ende duke u zhvendosur brenda, çka nënkupton se njerëzit më nuk mbështeten në gishtërinjtë e këmbës për ekuilibrim.

Shimpanzatë dhe gorillat, kanë një palë brinjë më tepër. Shumica prej njerëzve kanë 12, mirëpo 8% e të rriturve kanë edhe një palë më shumë.

Edhe këto, përshkruhen si të panevojshme, dhe që mund të zhduken në të ardhmen. 

Në kohët e hershme, njerëzit duhej të përtypnin bimë në mënyrë që të merrnin kalori të mjaftueshme për të mbijetuar, por sot vetëm 5% e popullsisë kanë dhëmbë të shëndetshëm, e të padobishëm.

Dhëmbët e pjekurisë konsiderohen si pjesa e trupit që do të zhduket, e që nënkupton edhe më pak fatura dentale.

    Data: 07 Shkurt 2019 01:35
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera