Kthehu lart

Kur urina përdorej për të pikturuar nga peruanët antik

Kur urina përdorej për të pikturuar nga peruanët antik GazetaExpress

Të pikturosh me urinë! Në kulturën e peruanëve antik është përdorur nevoja e kameleonëve për të krijuar piktura me ngjyra të bardha në vazo, të cilat janë krijuar rreth 2000 vite më parë.

Urina e kameleonit besohet se është përdorur për të krijuar pigmentin për format e bardha në vazo. Mendohet se urina është përdorur që këto shenja të vizatohen në vazo pasi janë krijuar.

Ajo ishte përzier me ngjyrë të kaltër, të çelur, që shihet në shumicën e këtyre vazove. Ato kishin shumë rëndësi për ta dhe shpesh i kalonin fëmijëve të tyre si trashëgimi. Anëtarët e kulturës antike të Parakasit në Peru kanë përdorur urinën e kameleonit për të pikturuar vazot, kanë zbuluar shkencëtarët.

Jashtëqitja e lëngshme nga reptilët besohet se e krijon një lëngë të bardhë, që është dhe pigment i kësaj kafshe.

Kultura parakase kishte lulëzuar para 2900 apo 2100 viteve më parë dhe ata janë të njohur për qeramikat e tyre të shumëngjyrshme.

Gërmimi i varreve në Parakas ka zbuluar një vazo unike, të cilat nuk janë parë më parë.

Besohet se reliktet mbijetuan për shkak të rëndësisë që ua dha populli vendas që vazhdimisht i kalonte ato si trashëgimi tek familjarët e tyre.

Çka është kultura Parakase?

Kultura Parakase i takon kohës së andeve dhe ka ekzistuar përafërsisht gjatë viteve 800 dhe 900 para kohës sonë.

Parakas vjen nga fjala Quechua, apo para-ako që do të thotë ‘rëra që bie si shi”.

Ata kanë pasur njohuri të thella për ujin dhe menaxhimin e tij dhe kanë dhënë një kontribut të çmueshëm në artet e tekstilit.

Kur nekropoli i parë parakas u zbulua më 1927 nga arkeologu peruan, Julio Tello, çdo mumie kishte një lidhje në pozitën e tij të ulur; poshtë të  cilës ishin zbuluar gjëra antikë, si vazo apo armë; të mbështjella me një pako në formë konike me tekstil, përfshirë edhe rroba të bukur qëndisura.

Meqenëse shumica e shembujve janë kryesisht meshkuj, profesor Knudson sugjeron që studime të tjera të bëhen sidomos për femrat dhe fëmijët.

Studiuesit po ashtu planifikojnë që të bëjnë studime të më shumta për artefakte dhe prova në të vdekur për të ndërtuar një kontekst me të dhëna edhe për kulturën e dietës së njerëzve të Parakasit.

“Në mungesa të shkrimit, traditat në keramik dhe tekstil prezantonin formën kryesore të komunikimit kulturorë në distanca të gjata për gjenerata të ndryshme”, ka shkruar Dawn Kriss, autore nga Brooklyn Museum.

“Zonat me pigment të bardh në copat e tyre përmbajnë një sasi të madhe të acidit urik”, ka shtuar ajo.

“Në këto piktura, analizat kanë detektuar grimca të bardha sferike me disa elemente kimike për ato që janë raportuar gjithmonë si pigment i bardh që është përdorur në artin e gurit në Afrikë-që është njohur se ka origjinë nga urina e gjarprit”.

Studiuesit pastaj kanë zbuluar që morfologjia e përbërjes se këtyre pigmenteve të bardha duket se ka origjinë nga jashtëqitjet e kafshëve të familjes së kameleonëve.

Burimi më i afërt i saj, thonë ata, është specia Calumma parsonii-e njohur edhe se kameleoni Parson.

Ata po ashtu thonë që kjo ngjyrë është e përzier me ngjyrën e kaltër të çelur të njerëzve të cilët me qëllim e kanë përdorur këtë urinë.

Vazot e kulturës parakase kanë krijuar dizajnet e tyre për të pikturuar në të, pasi ajo të piqet.

Ngjyrat u vendosën mandej, pra kemi të bëjmë me “pikturën pas zjarrit”.

Studimi është publikuar në revistën “Antiquity” dhe shkencëtarët thonë se ata janë të fascinuar me gjetjet dhe do të studiojnë ë shumë për të kuptuar mënyrën se si ata e kanë bërë këtë. /GazetaExpress/ 

    Data: 12 Dhjetor 2018 16:41
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera