Kthehu lart

Kjo pjesë në Bibël dëshmon se UFO-të vizituan njerëzit mijëra vjet më parë

Kjo pjesë në Bibël dëshmon se UFO-të vizituan njerëzit mijëra vjet më parë GazetaExpress

Në bibël, Ezekieli, një profet hebre i shekullit të 6’të, tregon një ngjarje interesante. Ai thotë se katër engjëj (me krahë dhe fytyra të ndryshme) iu shfaqen atij, të cilët udhëtonin në diçka që nga ai u përshkrua si “rrotë brenda rrotës”.

Por përderisa historianët besojnë se Ezekieli po fliste në mënyrë simbolike, një shkencëtar i NASA-së beson se të krishterët e hershëm ishin vizituar nga UFO-të.

Daily Star Online ka nxjerrë disa pamje nga episodi i radhës “Alienët e Lashtë” të Blaze, i cili eksploron këtë teori, transmeton Gazeta Express.

Më 1974, shkencëtari i NASA-së Josef Blumrich – që punoi në programin e parë hapësinor të SHBA-së – kishte mohuar teoritë e UFO-ve të epokës biblike.

Megjithatë, për librin “Anijet kozmike të Ezekielit”, Blumrich arriti në përfundim se Ezekiel në fakt po përshkruante anije aliene. Shkencëtari shkoi aq larg sa që krijoi edhe një model të anijes, bazuar në përshkrimet e librit të Ezekielit.

Ngjashëm, edhe një inxhinier gjerman i quajtur Hans Herbert Bayer vendosi të krijojë vizatime bazuar në përshkrimet e Ezekielit, për të nxjerrë pamje të sakta të vendit ku ndodhi ngjarja në kohën e Ezekielit. Dhe për befasi, anija e Blumrich ia doli të përshtatet në mënyrë perfekte në vizatimet e Herbert Bayer. 

Duke folur mbi këtë temë, Giorgio Tsoukalos nga Alienët e Lashtë, thotë: “Çfarë kemi këtu është dëshmi. Kemi një inxhinier të NASA-së dhe një tjetër inxhinier të cilët nuk dinin për punën e njëri-tjetrit, dhe që të dyja përshtatet së bashku si një enigmë”.

“Në çdo gjykatë, kjo do të konsiderohej si dëshmi”, tha ai. Këtë e beson edhe Jonathan Young, një përgjegjës i Arkivave të Joseph Campbell, i cili thotë se anijet aliene në fakt mund të jenë keqinterpretuar nga Ezekieli si “engjëj”, transmeton Gazeta Express.

Duke folur për teorinë interesante, ai tha: “Nëse do të thoshim se fjala “engjëll” përfaqëson diçka si energji çelestale, tingëllon shumë si një anije kozmike”. Episodi i ri i Alienët e Lashtë do të shfaqet në kanalin e BLAZE sonte.

    Data: 12 Dhjetor 2018 14:38
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera