Kthehu lart

Zëdhënësja e PSD’së: Nuk i bashkohemi këtij pushteti, në dialog po

Zëdhënësja e PSD’së: Nuk i bashkohemi këtij pushteti, në dialog po GazetaExpress

Zëdhënësja e Partisë së Shpend Ahmetit, Natyra Kuçi, ka thënë se PSD nuk do t’i bashkohet pushtetit. Por, ka thënë se në dialog po bëhen bashkë me Kadri Veselin, Ramush Haradinajn e Fatmir Limajn për të mirën e Kosovës.

“Çështje tjetër është për ata që vuajnë se nuk janë në pushtet. Partia Socialdemokrate nuk e ka këtë problem. Nuk i bashkohet këtij pushteti”, ka shkruar Kuçi.

Ajo ka thënë se dialogu me Serbinë nuk është çështje partiake e as elektorale por shtetërore e kombëtare.

“Dialogu me Serbinë është çështje e interesit kombëtar dhe shtetëror, përtej luftës së përditshme partiake për pushtet. Cilidoqoftë pushteti, Kosova duhet të jetë bashkë në dialogun me Serbinë”, ka shtuar ai.

Shpend Ahmeti ka hyrë në koalicion me Qeverinë për të vazhduar dialogun me Serbinë. Ka pranuar të bëhet bashkëkryesues me Fatmir Limajn, bazuar në Rezolutën e miratuar të shtunën mbrëma në Parlamentin e Kosovës.

LDK e VV kanë refuzuar të jenë pjesë e këtij grupi. Kanë kërkuar zgjedhje të jashtëzakonshme.

    Data: 16 Dhjetor 2018 15:39
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera