Kthehu lart

Vazhdojnë kolonat dhe pritjet disa orëshe në Merdare

Vazhdojnë kolonat dhe pritjet disa orëshe në Merdare GazetaExpress

Si çdo ditë të verës, edhe sot po vazhdojnë kolonat dhe pritjet e gjata në pikëkalimet kufitare të Kosovës.

Pika më e ngarkuar sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim kufitar vazhdon të jetë Merdara.

Kështu, në hyrje pritjet janë të gjata deri në 220 minuta, apo tri orë e 40 minuta, derisa në dalje 5 orë e 50 minuta.

Kolonat janë të gjata në hyrje 1500 metra, kurse në dalje 3500 metra, apo tri kilometra e gjysmë.

Pritje deri në një orë ka edhe në dalje të Dheut të Bardhë dhe Mutivodës, derisa në pikat tjera kufitare pritjet janë deri në 20 minuta maksimalisht. 


    Data: 15 Gusht 2018 22:01
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera