Kthehu lart

Vajza kamikaze e politikanit pro Putin hedh veten në erë

Vajza kamikaze e politikanit pro Putin hedh veten në erë GazetaExpress

Ky është momenti kur një kamikaze injoron të shtënat paralajmëruese të policisë në një pikë kontrolli në Çeçeni, dhe hedh veten në erë.

Karina Spirindonova shihet në videon e publikuar më poshtë e veshur me të zeza, duke ecur vetëm në drejtim të policëve të armatosur në Grozny dhe më pas 25-vjeçarja hedh veten në erë.

Policia ka njoftuar se “gruaja e radikalizuar” aktivizoi rripin e mbushur me lëndë shpërthyese menjëherë sapo u afrua në postbllok.

Karina Spirindonova është vajza e politikani lokal pro Vladimir Putinit.

Raportohet se nga shpërthimi nuk është lënduar asnjëri nga policët që ishte në postbllok.

Policia po hulumton motivet e këtij veprimi, edhe pse mendohet se asaj i është “shpëlarë truri” nga militantët e ISIS-it.

    Data: 19 Nentor 2018 13:30
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera