Kthehu lart

Trump nuk ka plan të qartë për emigrantët, fokusohet në zgjedhjet e nëntorit

Trump nuk ka plan të qartë për emigrantët, fokusohet në zgjedhjet e nëntorit GazetaExpress

Presidenti i SHBA’ve, Donald Trump vuri politikat e tij të emigracionit në qendër të axhendës republikane të shtunën, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara duhet të kenë "kufij të fortë", pa përmendur fare krizën e tanishme mbi ndarjen e familjeve emigrante. 

Ndërkohë, demokratët thonë se administrata e presidentit nuk ka plan të qartë për trajtimin e krizës së kufirit, pasi Trump po përqendrohet në zgjedhjet e nëntorit.

Duke kërkuar të nxisë zhurmën mbi politikën e "tolerancës zero" që ka rezultuar në largimin e më shumë se 2,300 fëmijëve nga prindërit e tyre, presidenti përdori një fjalim në konventën e Partisë Republikane të Nevadas në Las Vegas për të bërë të qartë se ai beson se emigracioni është çështje që do të ndihmojë partinë e tij të fitojë zgjedhjet vendimtare afatmesme më vonë këtë vit.

Politika e "tolerancës zero" nënkupton të gjithë të rriturit që hyjnë në mënyrë të paligjshme në SHBA, janë referuar për ndjekje penale, me fëmijët e tyre duke u marrë në strehimore të qeverisë. Sidoqoftë, ka ende konfuzion se si familjet e tilla do të ribashkohen. Një grup prej 25 ligjvënësve demokratë, të cilët vizituan një objekt përpunimi në qytetin kufitar të SHBA-Meksikës, McAllen, Teksas, të shtunën thanë se nuk kishin parë një sistem të qartë federal për ribashkimin e familjeve.

"Ka ende mijëra fëmijë që janë atje tani pa prindër dhe nuk ka sistem koherent për të rregulluar këtë", u tha gazetarëve përfaqësuesi Joe Courtney, një demokrat nga Connecticut.

Protestat ndodhën jashtë konventës së Nevadas, Neë York, Florida, Teksas dhe Kaliforni. Marshuesit në San Diego mbanin pllakata ku shkruante "Mbani familjet së bashku".

"Gjithkush e sheh, por kjo është e njëjta pamje që Obama kishte, që Bush kishte: një pamje të njëjtë", tha Trump. "Është e njëjta gjë."

“Njerëzit tanë po bëjnë një punë shumë të mirë duke trajtuar një situatë shumë të vështirë, por ky është një problem që duhet të ishte zgjidhur vite më parë", tha ai.

Ai krahasoi dy qëndrimet kryesore të emigracionit dhe i quajti demokratët "të dobët" për çështjet e kufirit.

    Data: 24 Qershor 2018 14:28
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera