Kthehu lart

Tallja e shtetit me martirët e Mejës

Tallja e shtetit me martirët e Mejës GazetaExpress

Në Mejë të Gjakovës kompleksi Memorial “27 prilli” nuk është në gjendje të mirë.

Tash gati 20 vjet pasluftës kanë filluar punimet për varrezat e 367 civilëve të vrarë në luftë.

Mirëpo familjaret e te rënëve kane disa shqetësime. Parregullsitë për ndërtimin e këtij kompleksi memorial po hetohen edhe nga prokuroria e shtetit.

Ende nuk kanë përfunduar punimet në Kompleksin Memorial “27 Prilli” në Gjakovë

U deshën shumë vite pas luftës që në këtë memorial ku prehen 376 civilë të vrarë në Mejë të Gjakovës të fillojnë punimet.

E tash e një kohë gjendja aty nuk është fare e mirë.

Përveç mbeturinave që kanë mbuluar hapësirën e varrezave, familjarët kanë një tjetër shqetësim.

Sipas tyre, pllakat që po vendosen nëpër varre i kanë deformuar të rënëve edhe fytyrat.

Të njëjtin shqetësim e kanë edhe shoqatat e luftës.

Engjëll Berisha tha për Frontal se krahas pakënaqësive të shumta që kishin familjarët sa vite pas luftës, problemi më i madh po mbetet ai i fotografive.

Ndërtimi i Memorialit që po kryhej nga Komuna e Gjakovës, kaloi në kompetencë të Agjencisë për Menaxhim të Komplekseve Memoriale, në mungesë të Buxhetit.

Mirëpo, nga agjencia nuk dhanë asnjë përgjigje për Frontal  se çka do të bëhet me ankesat e familjarëve të martirëve dhe dëshmorëve në Mejë.

Vonesat dhe parregullsitë në ndërtim është duke i hetuar edhe prokuroria e shtetit.

Kjo u kërkua nga i pari i Qeverisë, që së bashku me krerë të shtetit në ceremoninë përkujtimore të këtij viti u pengua nga familjarët pikërisht për shkak të mos trajtimit të dinjitetshëm të të rënëve.

    Data: 15 Gusht 2018 23:18
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera